Sport Ndërkombëtar

Arsenali vetëm një hap larg Liga e Kampionëve

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Mikel Arteta është vetëm një hap larg nga rritja e qëllimit: ta rikthejë Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Londinezët kanë shënuar fitore minimale 2-1 ndaj Leeds United për të bërë edhe një hap para drejtë kompeticionit më të madh në Evropë.

Golin e parë – vendasit e shënuan pas pesë minutave lojë – me anë të Eddie Nketiah.

Goli i parë – nga Nketiah

Por, 22 vjeçari nuk u mjaftua me kaq.

Ai realizoi edhe një herë në minutën e dhjetë për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Në anën tjetër, e gjitha çka mundën të bëjnë mysafirët ishte realizimi i golit të nderit me anë të Diego Llorente – kur po zhvillohej minuta e 66-të.

Me këtë fitore, “Gunners” ngriten në kuotën e 66 pikëve.

Katër më shumë se Tottenham Hotspur – kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com