Arsenali ofron 100 milionë euro për lojtarin e Real Madridit

Ekipi nga Anglia ia ka vënë syrin një nga lojëtarëve të klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid.
Fjala është për Aurelien Tchouameni, për të cilin Arsenali ka ofruar 100 milionë euro.
Sipas Football Transfers, Arsenali ka shtuar Tchouamenin në listën e synimeve të transferimeve. Nëse ata nuk arrijnë të nënshkruajnë me Moises Caicedo ose Romeo Lavia, ata do të testojnë ujërat për lojtarin e Real Madridit.
Tchouameni është një talent i shkëlqyer dhe u transferuar në Spanjë nga ekipi AS Monaco në të njëjtën vlerë që tani po kërkohet nga Arsenali, pra për 100 milionë euro.
Lojtari duket se e ka të rrezikuar vendin titullar në Real Madrid, pas transferimit të lojtarit Jude Bellingham.
Bellingham ka vetëm 20 vjet, por ai tashmë është ndër mesfushorët më të mirë në botë, derisa në Bundesligën gjermane fitoi titullin e lojtarit të sezonit duke e udhëhequr Borussia Dortmundin drejt titullit të parë të ligës në më shumë se një dekadë.
/Shqip.com