Arsenali ndalet nga City

U ndalën më në fund.
Arsenali është njoftuar me humbje pas një kohe të gjatë.
Gunners janë mposhtur nga Manchester City – me rezultat të ngushtë 1-2.
Ani pse e nisën ndeshjen më mirë dhe shënuan të parët – nuk arrritën që ta ruajnë rezultatin.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Bakyo Saka, kur po zhvillohej minuta e 31-të.
Kurse në rolin e asistuesit ishte Tierny.
Por, City nuk u dorëzua dhe e gjeti rrugën deri te goli i barazimit.
Pas një ndëryhrje të palejuar nga Granit Xhaka – referi akordoi penalti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Riyad Mahrez.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim, ndodhi e kundërta.
“Qyetarët” arritën që ta gjejnë rrugën për te goli – në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Rodrit.
Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola, mbetet lidere e padiskutueshme në ishull.
Deri më tani kjo skuadër ka grumbulluar 53 pikë, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, Arsenali është në vendin e katër – që i siguron një biletë në Ligën e Kampionëve.
Londinezët kanë arkëtuar 11 fitore, dy barazime, shtatë hunbje dhe kanë grumbulluar 35 pikë. /Shqip.com