Sport Ndërkombëtar

Arsenali fiton derbin e Londrës Veriore, shënon Xhaka

Arsenali ka vazhduar me paraqitjet fantastike, pasi mori fitoren e shtat në tetë ndeshje të zhvilluara në Premier League.

Viktima e radhës e “The Gunners” ishin rivalët e tyre të qytetit përballë Tottenham, me rezultat 3:1.

“The Gunners” patën një fillim fantastik, duke e dominuar çdo aspekt.

Ata madje  dolën të parët në epërsi.

Thomas Partey shënoi një super gol, nga largësia që la të heshtur mbrojtjen e Spurs, të cilët kishin duruar presionin për 20 minuta.

Por, tifozët e vendasve nuk u gëzuan për gjatë, pasi u ndëshkuan nga Harry Kane.

Kane nga pika e bardh gjeti golin e barazimit për të marr epitetin e golashënuesit më të mirë i këtij derbi.

Për Kane, po ashtu ky ishte goli i tij i 100 në udhëtim në Premier League, një shifër që kurrë nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër.

Pjesa e dytë ishte krejt histori tjetër.

Dominimi i skuadrës së Mikel Artetas këtë pjesë u konkretizua edhe me gola.

Gabriel Jesus gjeti golin e epërsisë pak pas fillimit të pjesës së dytë, pasi shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Tottenham.

Për skuadrën e Antonio Contes gjërat shkuan edhe më keq, pasi Emerson Royal u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.

Granit Xhaka e hoqi dilemën e fituesit, pasi finalizoi një aksion të ndërtuar mirë për rezultatin përfundimtar 3:1.

Arsenal e ruan vendin në krye të tabelës me 21 pikë, kurse Tottenham është i treti me 17 sosh./Shqip.com