Arsenali eleminohet nga “FA CUP”

U njoftuan me humbje.
Nottingham Forest është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes, duke e eleminuar Arsenalin nga “FA CUP”.
“Gunners” ishin favorit në letër, por në fushën e gjelbër u mposhtën me rezultat minimal 1-0, ani pse kundërshtarët luajnë një kategori më poshtë.
Përkundër faktit se nga minuta e parë startuan futbollistë si Martin Odergaard, Bukayo Saka , Ben White dhe Gabriel Martinelli, kjo nuk e shmangi disfatën dot.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lewis Grabban, kur po zhvillohej minuta e 83-të.
Londinezët u munduan me të gjitha forcat për të përmbysur rezultatin, por diçka e tillë ishte e pamundur.
Për shkak se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, në këtë ndeshje mungoi Granit Xhaka.
Por, përkundër kësaj humbje turpëruese, Mikel Arteta nuk po përballet me ndonjë shkarkim të mundshëm dhe është rehat në kolltukun e trajnerit.
Strategu spanjoll është duke i përmbushur objketivat e klubit, pasi Arsenali gjendet në vendin e katërt të Premierligës.
Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 11-të fitore, është mposhtur shtatë herë dhe ka dy barazime.
Në total, Gunners kanë grumbulluar 55 pikë, 18-të më pak se City që është lider./Shqip.com