Arsenali e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri
Publikuar:
(05.08.2022 22:51:38)

Dy gola të shënuara, asnjë i pranuar.
Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta – e ka nisur me këmbë të mbarë – sezonin e ri të Premierligës.
Londinezët kanë triumfuar me rezultat 0-2 në udhëtim të Crystal Palace.
Ishte, Gabriel Martilenelli që e tundi rrjetën në minutën e 20-të dhe u bë braziliani i parë që e shënon golin e parë në një sezon të Premierligës.
Ndërsa, goli i dytë u realizua nga Marc Guéhi, i cili shënoi në portën e gabuar.
Deri në fund të takimit – vendasit u orvatën për ta ngushtuar ose barazuar rezultatin – ama shifrat mbetën të njëjta.
Me këtë fitore, “Gunners” treguan se këtë sezon janë një ekip i rilindur dhe që premton shumë./Shqip.com