Arsenal nënshkruan me Marquinhos
Publikuar:
(13.06.2022 19:41:00)

Klubi londinez ka zyrtarizuar blerjen e parë për këtë afat kalimtar veror.
Të hënën, ata njoftuan se kanë nënshkruar me Marquinhos nga Sao Paulo.
Ai bëri emër për vete te gjiganti brazilian duke u promovuar në ekipin e parë gjatë verës së kaluar.
Welcome, Marquinhos 🙌
— Arsenal (@Arsenal) June 13, 2022
Shuma të cilën Arsenal pagoi për të marrë shërbimet e tij është 3.5 milionë euro, teksa kontrata e tij është pesëvjeçare.
Megjithatë, Arteta akoma ka në plane për të transferuar një sulmues të provuar.

Në radarin e tyre ekzistojnë emrat si Scamacca i Sassuolos dhe Gabriel Jesus i Manchester Cityt.
Sidoqoftë, afati kalimtar është mjaft i gjatë dhe “Gunners” do të kenë mjaft kohë për ta kompletuar skuadrën për sezonin që po vie. /Shqip.com