Lajme

Arrijnë në Shqipëri, trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Arritja në Morinë e trupave të viktimave të aksidentit në Kroaci

Trupat e pajetë të viktimave që pësuan nga aksidenti i ndodhur të dielën në Kroaci, kanë arritur në pikën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, njofton Shqip.com.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, po qëndron atje duke përcjellur bartjen e trupave të pajetë të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.

Se këta trupa pritej të arrinin në Kosovë rreth orës 12:00, e kanë konfirmuar gjatë orës së paradites nga kompania e funeraleve “Pikëllimi”, të cilët po e bëjnë bartjen e tyre.

Ndryshe mbrëmë në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

10 persona të cilët po vinin nga Gjermania në Kosovë, kanë vdekur më 25 korrik në Sllavonski Brod të Kroacisë, si pasojë e aksidentit të autobusit. /Shqip.com