Lajme

Arrestohet shtetasi turk në Kosovë, ishte i kërkuar nga autoritetet e Moldavisë

Ilustrim

Është arrestuar në Prishtinë një shtetas turk i kërkuar nga autoritetet e Moldavisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Shqip.com, se arrestimi i tij është arritur përmes njësisë FAST Kosova.

“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës

Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore./Shqip.com