Arrestohet shqiptari në Spanjë, vodhi bizhuteri me vlerë mbi 67 mijë €
Publikuar:
(24.05.2023 16:54:54)

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë mbi 67 mijë euro.
Mediat e huaja shkruajnë se policia spanjolle ka kapur shqiptarin duke drejtuar automjetin e tij, ku brenda u gjetën 375 bizhuteri të vjedhura, me vlerë 67,575 euro.
Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë.
Ndryshe, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Alava.
/Shqip.com