Arrestohet për armëmbajtje pa leje shqiptari me shtetësi zvicerane
Publikuar:
(17.04.2023 10:32:48)

Një shqiptar me shtetësi zvicerane është arrestuar për armëmbajtje pa leje, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
/Shqip.com