Arrestohet një zyrtar në Pejë për keqpërdorim të detyrës
Publikuar:
(14.07.2021 09:49:51)

Një zyrtar në Pejë është arrestuar të martën mbi dyshimin se ka “keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar” si dhe ka “falsifikuar dokumente”.
Sipas raportit njëzetekatër orësh të Policisë ia i ka mundësuar dy personave të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.
Nga zyra e të dyshuarit si dëshmi janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara.
lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Shqip.com