Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur
Publikuar:
(09.08.2022 08:54:08)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, vajza ka qenë shtetase e Shqipërisë.
“Viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin, PK-ja ka njoftuar se palët janë intervistuar ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia e ka iniciuar rastin si “Sulm Seksual”./Shqip.com