Arrestohet një person në Komoran, dyshohet se trafikonte drogë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Komoran pasi i njëjti dyshohet se ka blerë shitur dhe poseduar lëndë narkotike.
Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se të dyshuarin e kanë ndalur sa ishte në veturën e tij dhe gjatë kontrollimit të veturës i janë gjetur gjashtë paketime me substanca narkotike të llojit heroinë.

“Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshoje se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike. Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu, janë gjetur edhe dëshmi të tjera në makinë ndërsa ën shtëpinë ë të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e cila mund të cilësohet si e ndaluar.

“Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera. Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar”.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com