Arrestohet një person në Gjakovë, kishte armë luftarake në shtëpi
Publikuar:
(21.10.2021 11:08:22)

Një person është arrestuar paraditen e së mërkurës në fshatin Rogovë të Gjakovës, përcjell Shqip.com.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov dhe një pistoletë.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh.Rogovë,Gjakovë, 20.10.2021-08:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./SHQIP.com