Lajme

Arrestohet një person në Drenas, vodhi një veturë të cilën më pas e dogji

Ilustrim

Është arrestuar një person në Drenas nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ka vjedhur një veturë e më pas ia ka vënë flakën.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh vetura është vjedhur në oborrin e shtëpisë së pronarit.

Sipas Policisë, pas disa rrugëve hetimore është identifikuar personi i dyshuar që më pas është arrestuar.

Po ashtu, i arrestuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga oborri i shtëpisë së tij, persona NN i kanë vjedhur veturën e tij, si dhe në veturë kishte pajisje pune. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pasi ka vjedhur veturën ia ka vënë flakën. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.60 promil dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim.

PK-ja njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com