Lajme

Arrestohet një person, konfiskohet sasi e madhe e armatimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M.,  i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:• Një pushkë gjysmë automatike, • Një pushkë automatike, • Një mitraloz si dhe • 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja. 

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/Shqip.com