Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë

Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se sot rreth orës 08:00, në stacionin policor të këtij qyteti është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në rrugën “Besim Bistrazhini” në Gjakovë.

Në një njoftim  të dërguar për media thuhet se ankuesi kishte raportuar se nga vetura ju kishin vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje.

Siç bëhet e ditur, pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë kanë arritur që brenda ditës të identifikojnë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 14:30.

Personi i arrestuar është M.L.,shtetas i Kosovës, i lindur 1979.

Hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë edhe dokumentet dhe gjërat e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit personi i dyshuar për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje ” mbahet në ndalim policor për 48 orë./SHQIP.com