Lajme

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Arrestime / Ilustrim
Arrestime / Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

“Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar  me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Komunikata e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar  me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com