Lajme

Arrestohet një burrë për kultivim droge në Gjakovë, po e thante në varëse rrobash

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një kontrolle që ka bëtë në fshatin Rracaj të Gjakovës ka gjetur 33 bimë narkotike.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri (33) bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190cm deri 290 cm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:

Dëshmia D#1 – Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,

-Dëshmia D#2 – Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,

-Dëshmia D#3 – Një peshore elektronike,-

Dëshmia D#4 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe

-Dëshmia D#5 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike.

Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”./SHQIP.com