Arrestohet një 64-vjeçar dyshohet se ishte i përfshirë në aksidentin në Lepenc

Një 64-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, nën dyshimin se ishte i përfshirë në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit, raporton Klan Macedonia.
Ai do të mbahet derisa të përfundojnë hetimet për të zbardhur arsyet e plota të aksidentit.
“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volksëagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMË’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMË, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volksëagen Touran’ B.B privohet nga liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB e Maqedonisë.
/Shqip.com