Arrestohet njё person në Loxhё të Pejёs
Publikuar:
(13.04.2023 08:54:26)

Më datë 12 prill 2023 rreth orës 14:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, nё bashkëpunim dhe me urdhër tё Prokurorit tё shtetit kanё kryer kontroll/bastisje nё fshatin Loxhё-Pejё.
Me këtë rast kanë arrestuar një të dyshuar, me inicialet B. Sh. i lindur me 2002.
“Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, thuhet në raportin e policisë.
Po sipas raportit, pas kontrollit nё shtёpinё e personit tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Tri (3) Armё (pistoleta), Njëqind e tetё (108) fishekё kalibra te ndryshmen, Tre (3) karikator tё Armёve.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.
/Shqip.com