Arrestohet kosovari që kreu veprën e dhunimit në Slloveni
Publikuar:
(08.06.2023 09:38:26)

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person pasi sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet sllovene, ai e ka dhunuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.
“Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com