Lajme

Arrestohet i riu nga Kosova në portin e Durrësit

Vetura e policisë shqiptare
Vetura e policisë shqiptare

Një 19-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Policia e Shqipërisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë“.

Gjithashtu është bërë e ditur se u ndaluan edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për përndjekje, raporton Top Chanel.

/Shqip.com