Lajme

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për vrasjen e një personi në Mitrovicën e Jugut më 12 gusht.

I dyshuari për vrasjen e tij me inicialet K.M, sipas Policisë, është 25-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje e rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë.

“Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Gjithashtu, Policia e Kosovës e ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e 56-vjeçarit.

/Shqip.com