Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e 4 mijë e 700 eurove të falsifikuara

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në rastin ku ishin zbuluar sekuestruar 4 mijë e 700 euro, 94 copa të kartëmonedhave prej 50 eurove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person i tjetër.
Për rastin në fjalë më 22 maj u arrestua i dyshuari i parë me inicialet V.T.
Më pas janë siguruar prova të reja në të cilat është siguruar se është i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, F.Q. që u arrestua sot.
I dyshuari i dytë është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.
Ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
/Shqip.com