Lajme

Arrestohet e më pas lirohet, personi që sulmoi gazetaren

Ilustrim
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes derisa ishin duke biseduar me imamin e një xhamie në Vushtrri, është arrestuar një person, i cili kishte sulmuar një gazetare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com