Lajme

Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt burri që keqtrajtoi një fëmijë

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person në Prishtinë me dyshimin se e ka keqtrajtuar një fëmijë mirëpo që i njëjti është liruar më vonë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe QPS, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ngjarja kishte ndodhur në Taukbashçe./Shqip.com