Lajme

Arrestohet burri në Lipjan që ngacmonte një grua

Ilustrim

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ngacmuar një grua.

Kjo e fundit ka raportuar në polici se nga i dyshuari është duke u ngacmuar nga 11 tetori i këtij viti.

“Lipjan, 11.10.2021. Me 03.11.2021 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e lartcekur është duke u ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.