Lajme

Arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik, dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu

Arrestim nga Policia

Është arrestuar një person në Kaçanik 33-vjeç, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar në fshatin Biçec të Kaçanikut.

“Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

PK gjithashtu ka njoftuar se të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me vendim të Prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Shqip.com