Lajme

Arrestohet 27 vjeçari në Ferizaj, iu gjet një thikë dhe substancë narkotike

Substanca narkotike

Është arrestuar një 27 vjeçar në Ferizaj,  pasi që gjatë një kontrolli të një makine nga Policia e Kosovës, iu gjet një thikë dhe substancë narkotike.

Pasagjerit të cilit Policia i gjetën një thikë dhe substanca narkotike iu sekuestruan si prova materiale.

Këtë e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Ferizajit, përmes një komunikate për media.

“Policët e stacionit policor në Ferizaj, sonte rreth orës 19:30 në rrugën ” Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet VW Golf me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, tek pasagjeri me inicialet R.B ( M/K) i moshës 27 vjeçar,  janë gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder ( mulli) , të cilat si prova materiale janë sekuestruar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosoves

Tutje, PK-ja njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga njësitet e hetimeve, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt./Shqip.com