Lajme

Arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se i vuri flakën Ksamilit

Zjarri në Ksamil

Një 25-vjeçar është arrestuar të premten mbrëma në Ksamil, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte, transmeton Shqip.com.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është E.Z.

“Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte”, thuhet në njoftim.

Policia më tej bën të ditur se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarri në Ksamil u përhap me shpejtësi, ndërsa për incidentin është raportuar edhe në mediat greke./SHQIP.com