Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënd në Spitalin e Gjilanit

Spitali i rajonal i Gjilanit

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rënd në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje se vjedhja ka ndodhur me 28 mars 2022, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së hënë.

“Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë)”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Shqip.com