Lajme

Arrestohen tre persona për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura në Skenderaj

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Rasti ka ndodhur në Skenderaj dhe vajzat janë të moshës 9 dhe 11 vjeçare.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të akuzuarit janë dërguar në mbajtje./SHQIP.com