Lajme

Arrestohen tre persona, dyshohen për keqpërdorim me patent shofer

Ilustrim

Tre persona janë arrestuar të martën si të dyshuar për keqpërdorime dhe marrjen e patent shoferit përmes rysfetit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personat e dyshuar

janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

Aksioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore,në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen paraorganeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Shqip.com