Lajme

Arrestohen katër persona për djegien e katër veturave në Prishtinë

Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për djegien e katër veturave në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Tetori me 20 shtator të këtij viti.

“Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie. Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022 . Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Personat e arrestuar : A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç, H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës

/Shqip.com