Lajme

Arrestohen dy të burgosurit që u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Ilustrim

Dy të burgosur të cilët të dielën u arratisën nga Qendra Korrektuese Lipjan, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të burgosurve me inicialet A.K dhe SH.XH është bërë pas rreshtimi të lëshuar nga SHKK-ja.

“Të njëjtit pas arrestimit janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën për media.

Dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

Ndërsa, ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek arratisja e tyre./SHQIP.com