Arrestohen dy persona të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në vitin 2021

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona pasi dyshohen për aksidenttin me fatalitet, që ka ndodhur në vitin 2021 në Ferizaj.
Sipas njoftimit, me datën 31.10.2021 policia rajonale e Ferizajt, kishte pranuar informatën se në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ishte një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
“Për pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori N.M ( M/K) i moshës 60 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore fillimisht e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa drejtuesi i panjohur me veturën e panjohur largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 07.11.2021, pranon informatën nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës se këmbësori N.M, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara në aksident, kishte ndërruar jetë.
Ndërkaq, mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMë dhe sot kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMë, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar .
Të dyshuarit janë intervistuar nga policët hetues në prani edhe të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, në kërkim policor janë edhe dy persona tjerë që dyshohet se kanë qenë pasagjerë në veturë, të njohur tashmë për policinë.
/Shqip.com