Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhje të një portofoli

Arrestim

Dy persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi që dyshohet se kanë vjedhur një portofol nga një femër, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” në Prishtinë, ku ankuesja ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve policorë që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

Portofoli i vjedhur.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve ka ardhur pasi që policët janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar.

“Zyrtarët policor, menjëherë,  janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar  dhe ky reagim i  shpejtë ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar: • B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe •P.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe gjetjen e portofolit.

Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si vjedhje, hetuesit policorë kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com