Lajme

Arrestohen dy persona në Ferizaj, ishin të kërkuar nga Gjykata

Ilustrim.

Dy persona, A.RR., dhe S.RR., janë arrestuar nga Policia në Ferizaj pasi që ishin të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit të Policisë, ata ishin dënuar me burgim, njëri prej tetë muajve dhe tjetri prej katër muajsh për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Policët nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që  të arrestojnë dy persona me inicialet:  A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar. Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën e njejtë penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, me dënim burgimi , njëri prej tetë 8 muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit./Shqip.com