Lajme Ballkan

Arrestohen 3 qytetarë të Mitrovicës në Morinë, kishin drogë në makinën e tyre

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 3 persona në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të veturës, në makinën e tyre u gjend kanabis.

“Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia sekuestroi drogën, automjetin dhe katër telefona./Shqip.com