Arrestohen 3 persona për posedim të narkotikëve

Numri i rasteve të posedimit të narkotikëve po vazhdon të jetë prezent në Kosovë.
Në bazë të raportit policor, në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë janë raportuar rastet e posedimit të narkotikëve.
Në Prishtinë rreth orës 11:35 minuta është arritur që të arrestohet një person, pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e një substancë të llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është është konsultuar edhe prokurori me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Teksa, në Pejë rreth mbrëmjes është arrestuar një person. Atij i është gjetur dhe konfiskuar 46.4 gram substancë e llojit marihuanë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajte.
Ndërsa në Gjakovë në rrugën “Beqir Kastrati” rreth orës 12:25 minuta është arritur që të arrestohet një person pasi që të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qesë me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 19.16 gram, e po ashtu është konfiskuar edhe një mjetë i prehtë(thikë). Pas intervistës i dyshuari me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Shqip.com