Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës
Publikuar:
(11.02.2025 12:02:55)

Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, sikurse duket në video, është parë teksa del nga ambientet e Bashkisë pas takimit të zhvilluar me nënkryetarët.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.
/Shqip.com