Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK, ambasadori i Kosovës në Shkup: Po ndjekim intensivisht rastin (Thirrja për ish-luftëtarët)
Publikuar:
(17.07.2024 22:59:16)

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja ka thënë se ambasada është duke u marrë intensivisht me rastin, pas ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK, Blerim Ramadani.
Ai ka bërë të ditur se Kosova ka mjaftueshëm fakte për ta pamundësuar ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së.
Qehaja ka falenderuar autoritetet maqedonase për bashkëpunimin dhe korrektësinë me këtë rast.
Ambasadori ka pasur një thirrje për kujdes për të gjithë ushtarët e UÇK-së, pasi sipas raporteve që ai ka marrë, është bërë rifreskimi i listës Interpolit, duke lënë të kuptohet se në listë mund të jetë shtuar numri i të kërkuarve nga Serbia.
/Shqip.com