Lajme

Arrestimi i Belerit, Berisha: Hakmarrje e verbër politike

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha

Një hakmarrje të verbër politike e ka cilësuar ish kryeministri Sali Berisha arrestimin e kandidatit të kolaicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën Ferdi Belerin nën akuzën e blerjes së votave.

“Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave, që drejton sot Policinë e Vlorës dhe që quhet mos gaboj, Ermal Muça. Ky ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur”, ka thënë Berisha.

Berisha denoncoi sipas tij terrorin në Dropull dhe në zona të tjera.

I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë. Kjo ka qenë masive dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Tom Doshi e me radhë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik.

/Shqip.com