Lajme

Arresohet një person në Graçanicë dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Graçanicë.I arrestuari dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosoves

Tutje PK-ja njofton se për rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com