Arratiset i paraburgosuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike
Publikuar:
(04.09.2021 13:17:31)

Një i paraburgosur me inicialet I.SH. është arratisur të shtunën nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se ai është pranuar në IPFK të premten dhe akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH. I njëjti është pranuar në paraburgim -IPFK më 03.09.2021, dhe akuzohet për veprën penale lendim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.
SHKK ka bërë të ditur se është duke bërë hetimin e se si ka ardhur deri te arratisja, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Shqip.com