Lajme

Armend Mehaj zhvillon telefonatë me homologun e tij nga Letonia, diskutojnë për bashkëpunim bilateral

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij nga shteti i Letonisë, Artis Pabriks.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes është bërë e ditur se në këtë bisedë të dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Letonisë.

“Letonia është partner yni i rëndësishëm në proceset e zhvillimit të forcave tona. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. Përveç bisedës rreth situatës së sigurisë së përgjithshme, Ministri Mehaj dhe Ministri Fabriks diskutuan edhe për procesin e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive dhe forcave tona”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se të dy homologët janë pajtuar që të intensifikohen angazhimet nga dyja palët për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të dyanshëm./Shqip.com