Armando Broja nuk ishte i ftuar as ndaj United, trajneri tregon arsyet

Armando Broja kompletoi huazimin e tij te Southampton dy javë më parë nga Chelsea, shkruan Shqip.com.
Por, edhe pse pritjet ishin të mëdha, ai nuk u paraqit fare në ndeshjen e parë në Premier League kundër Everton.
I njëjti fat e përcjelli edhe në ndeshjen e xhiros së dytë kundër Manchester United.
Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka shpjeguar edhe arsyen pse nuk e ka ftuar Brojën për takimin ndaj “Djajve të Kuq”.
Tekniku austriak ka deklaruar se Brojës i duhet kohë për t’u ambientuar dhe të përshtatet me stilin e lojës që aplikon kjo skuadër.
‘’Kur erdhi javën e kaluar vumë re se i duhej pak kohë të ambientohej në skuadër dhe të përshtatej me stilin e lojës që ne luajmë. Ky presion për të, është pak më i madh se i Adam, por t’i japim kohën e tij. Është një lojtar i ri dhe ka cilësi që na duhen’’, deklaroi Hasenhuttl.
Në ndeshjet e së dielen, Southampton barazoi 1-1 në përballjen kundër United./Shqip.com