Sport Shqiptar

Armando Broja mbetet në stol ndaj Anglisë

Selektori i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja

Është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë, në takimin që do e zhvillojnë ndaj Anglisë, me fillim nga ora 20:45.

Përkundër faktit që Armando Broja është rikthyer, ai ka mbetur në bankën rezervë, shkruan Shqip.com.

Ndërsa, në repartin e sulmit nga minuta e parë është inkuadruar Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi.

Kurse, në repartin defanziv, nga minuta e parë e nisin Ardian Ismalji së bashku me Marash Kumbullën – që do jenë tandem në qendër të mbrojtjes.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "FORMACIONI FSHF 22 THOMAS STRAKOSHA ARDIAN ISMAJLI MARASH KUMBULLA FREDERIC VESELI ELSEID HYSAJ (C) KEJDI BARE KLAUS GJASULA LORENC TRASHI MYRTO UZUNI SOKOL CIKALLESHI NEDIM BAJRAMI FIFA WORLD CUP Qatar2022 SHQIPERIA"
Formacioni zyrtar i Shqipërisë

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, kuqezinjët janë në vendin e tretë të Grupit I, me 15 pikë të grumbulluara, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Anglia është lidere me pesë pikë më shumë. Shqipëria duhet të shpresojë në fitore në ishull dhe në anën tjetër, Polonia duhet të pësoj humbje – në mënyrë që kuqezinjët të ngriten në vendin e dytë.

Për shkak të lëndimit, në këtë takim mungon qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "TEAMSHEET VALBANIA 1 JORDAN PICKFORD KYLE WALKER BENCHILWELL @ 5 REECE JAMES JOHN STONES HARRY MAGUIRE JORDAN HENDERSON HARRY KANE (C) RAHEEM STERLING SUBS: 12 TRENT ALEXANDER- ARNOLD .13 SAM JOHNSTONE (GK) 14JACKGREALISH.15 YRONE MINGS. 6CONORCOADY CONOR TAMMY ABRAHAM. UDE BELLINGHAM RE 20 BUKAYO SAKA 22()"
Formacioni startues i Anglisë